Sherri në vilën mbretërore, AMP merr në pyetje Princ Lekën

 

Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar për hetim Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për të thelluar hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.

Këtë të shtunë bëhet me dije se Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia), me të cilen janë në proces divorci.

Ndërkohë, në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top