Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top