Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta te dy të miturit 17-vjeçarë. Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.