Sherr në derbi, Adli akuzoi Barella si simulues, Lautaro e injoron: “Po ti kush ka*in je?”

Tension derbi. Një ndërqytetase shpesh gjeneron shkëndija mes lojtarëve në fushë. Atmosfera në ndeshje si kjo është e veçantë dhe konkurrenca te lojtarët përforcon emocionet. Imagjinoni, pra, nëse një ndeshje e tillë të mund të dorëzojë titullin kampion. E në fakt Milan-Inter mbrëmjen e së hënës, që përfundoi me triumfin dhe titullin kampion të zikaltërve, forcoi konceptin. Sherri mes Adli, Barella dhe Lautaro si protagonistë e dëshmon më së miri.

PRAPASKENA NË DERBI E ZBULUAR NË BORDOCAM
DAZN zbuloi sfondin në detaje me BordoCam. Si çdo javë, edhe në këtë format, thellohen në episodet e ndeshjes për të zbuluar dhe analizuar detajet e “fshehura” apo të lëna në hije gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Në historinë e këtij episodi të fundit, padyshim i fokusuar te Milan-Inter, përqendrimi ishte te një grindje e veçantë.

 

FJALË TË RËNDA MES ADLI, BARELLA E LAUTARO
Në minutën e 9′ të pjesën e parë pati një faull të Theo Hernandez ndaj Barella. Adli ndërhyri fuqishëm dhe i thotë lojtarit zikaltër të ngrihet. Fillon sherri, toni nxehet me shumë lojtarë të përfshirë. Calhanoglu i jep një shtyrje ish-lojtarit të Bordeaux, Mkhitaryan e kapi francezin nga fanella. Acerbi dhe Calabria u munduan t’i qetësojnë gjërat. Adli, megjithatë, vijoi në distancë, duke pretenduar se mesfushori i zikaltërve është hedhur, duke simuluar. Lautaro i përgjigjet duke imituar gjestin e heshtjes dhe shtoi: “Po ti kush ka*in je? Për çfarë ka*in po flet?”. Arbitri në fund arriti të rivendosë qetësinë mes të gjithë protagonistëve. Por ky është një tension klasik i derbit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top