Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke plagosur rëndë të paktën një punëtor. Në momentin e shembjes në kullë po punonin 11 punëtorët dhe njëri prej tyre, 66-vjeçari rumun Octay Stroici, mbeti nën rrënoja për gati 11 orë.
Fatkeqësisht, punëtori 66-vjeçar humbi jetën rrugës për në spital, pasi u bllokua 11 orë nën rrënoja. Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij. Ndërsa tre të tjerë, të bllokuar nën skela dhe rrënoja, u shpëtuan nga zjarrfikësit duke përdorur shkallë.
Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të. Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli