Shehi sulmon Metën: E bën qesharake temën antikorrupsion!

Një ditë pas protestës së opozitës, Dashamir Shehi ka sulmuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u shprehur kundër pjesëmarrje së tij në protestën e opozitës. Sipas tij mesazhet e vetme që dha Meta ishin për të mbrojtur veten dhe familjarët nga prokurorët që i vijnë vërdallë, duke ia vënë fajin sistemit.

“Nëse kërkon që ta bësh qesharake luftën kundër korrupsionit në vend, merr Ilir Metën dhe hipe në podium” u shpreh Shehi.

“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit. Që Berisha mund të qahet dhe të bërtasë, i ka nja dy të drejta, pasi po mbahet në arrest për një çështje administrative. Unë do e kisha nxjerrë nga burgu që mos bëjë heroin nga penxherja. Se u bë mit. Po ky tjetri çfarë do në tribunë? U bë presidenti i Edi Ramës, u votua me sallë bosh që nuk ka ndodh ndonjëherë. Nuk i luajti qepalla. Ishte kreu i Kuvendit të Ramës, dhunonte deputetët. Nëse do ta bësh qesharake temën antikorrupsion, hip këtë në tribunë. Nuk mund ta bëjmë qesharake opozitën për interesat e një familje apo dy familjeve”, tha Shehi në A2 CNN.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top