Shehi kundër atij që e zëvendësoi te Tirana: luhet derbi, Partizani favoriti i statistikave

Tirana e Partizani do të zbresin në fushë për herë të 202, mes sfidave të luajtura në tre kompeticionet zyrtare. Nuk ka rëndësi nëse është në fushën e bardhebluve, apo të të kuqve (përvec numrit të tifozerive respektive), sepse që nga viti 2019 ndeshja luhet në Arena Kombëtare. Dy kryeqytetaset e gjejnë veten duke ndjekur një Egnatia impresionuese, ndoshta sepse edhe vetë nuk janë në momentin e tyre të lavdisë. Mes të dyve janë vetë 3 pikë distancë dhe në të njëjtën kohë ndjejnë kërcënimin e Vllaznisë e Dinamos për një vend në Final Four.

Mund të jetë fare mirë derbi i ringjalljes, sepse si Shehi ashtu dhe Ahmataj presin të jetë pika e kthesës. Pa harruar se tekniku i Partizani zbret për herë të parë si kundërshtar i ish-ekipit të tij e për më tepër kundër atij që e zëvendësoi në pankinë. Por ndërsa presin që fusha të japë verdiktin e saj, çfarë mund të bëjnë është të kapen pas statistikave.

STATISTIKAT FAVORIZOJNË TË KUQTË
Ato të këtij sezoni shohin Tiranën skuadrën që mban më tepër topin nën kontroll me 58% e të kuqtë të dytët me 53%, ndërsa godasin më shumë se të gjithë portën kundërshtare, gati 12 herë për ndeshje. Tirana shënon, por edhe pëson më shumë 41-35, ndërsa Partizani është më racional 30-22. Sidoqoftë, luhet për renditjen, luhet për qytetin, një ndeshje që të dy skuadrat e dinë mirë se shkon përtej tre pikëve.

Në 199 ndeshje të luajtura në kampionat e Kupë, janë 79 fitore në favor të Partizanit, 62 fitore e 58 sukses të bardhebluve. Vetëm se ata nuk fitojnë nga 2 tetori I vitit 2022, 0-2 me dygolëshin e Xhixhës. Të kuqtë dominojnë edhe në numrin e golave 263 kunddrejt 216 të Tiranës. Në Superkupë, dy skuadrat janë përballur dy herë në , në vitin 1997 finalja nuk u zhvillua për shkak të ngjarjeve të asaj kohe, ndërsa në 2004, Partizani triumfoi 2-0. Të premten pritet një derbi i fortë, me dy skuadra që sulmojnë mirë dhe nuk janë të pamposhtura në mbrojtje. Spektakli është i garantuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top