Shehaj: SPAK duhet të marrë të pandehur Partinë Socialiste

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot në Parlament se “ka ardhur momenti që SPAK të marrë të pandehur Partinë Socialiste.”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ai renditi emrat e zyrtarëve socialistë që janë marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Ilir Beqaj e të tjerë, duke theksuar se “të gjithë kanë një të përbashkët, janë anëtarë të PS-së”.

“PS i ka bërë dëm miliarda lekë Shqipërisë. Nëse nuk ka ilaçe në onkologjik është sepse PS i ka dhënë këtij vendi disa qeveri të korruptuara. Kjo ështe arsyeja pse shqiptarët po ikin. Dhe prandaj ka ardhur momenti që SPAK-u të marrë të pandehur Parinë Socialiste” tha Shehaj, duke shtuar se në këtë situatë SPAK duhet të marrë në shqyrtim përgjegjësinë e vetë Partisë Socialiste si organizatë.

Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se po ushtron presion të hapur mbi drejtësinë, duke sulmuar çdo ditë prokurorët e SPAK-ut ndërkohë që, siç theksoi ai, “vartësja e tij është e pandehur nga SPAK”. Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top