Shehaj “shpërthen” në Kuvend: SPAK kërkoi arrestimin, Belinda vijon firmon afera

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se edhe pse ka kërkuar një interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Ai ka akuzuar mazhorancës se po mbron ministren Infrastrukturën dhe se për një gjë të tillë shkel edhe mbi Kushtetutën e vendit.

Shehaj: A vlen Kushtetuta për ju? Neni 80 thotë që kryeministri dhe ministrat jan ë të detyruar t’i përgjigjen interpelancave brenda 3 javëve. Në korrik të 2023 kam kërkuar një interpelancë me Ballukun, 2 vite. Ku e gjeni kurajën të vini këtu e të bëni sikur s’ka ndodhur gjë. Doni që Balluku të abuzojë me paratë e shqiptarëve e nuk pyesni as për Kushtetutë, as për kërkesën për pezullim dhe arrestimin e saj. Skandal, flisni për gjithçka përveçse si të mbrojmë paratë e shqiptarëve nga abuzuesit. 2 vite injorohet kërkesa për interpelancë, Balluku vijon e firmos aferat e qeverisë. Jepini fund mbrojtjes së Ballukut. Nuk mund të shkelni Kushtetutën dhe premtimin që i keni bërë shqiptarëve që nuk do të vidhni paratë e tyre dhe t’i shpenzoni për spitale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top