Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në Kuvend theksoi se i është mohuar interpelanca për çështjen Thumanë-Kashar, për të cilin tha se është hequr nga kalendari pa u njoftuar.
Shehaj theksoi se duhet të tregohet transparencë në lidhje më këtë çështje ndërsa nuk i ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Ballukut, por edhe për kreun e Kuvendit Niko Peleshi, për të cilin tha se qëndrimet për këtë çështjen e bën të dyshojë se Parlamenti ‘komandohet’ nga Balluku.
“1.3 mld euro për Thumanë-Kashar. Mund të më thoni përse më mohoni të drejtën e kësaj interpelancë, Përse keni hequr nga programi i punës pa më njoftuar. Nëse nuk marr një përgjigje kam të drejtë së besoj se nuk ju lë Belinda Balluku….Nuk mund ta përmend Belindën? Sot keni caktuar interpelancë me ministrin e Infrastrukturës, dhe ai nuk është. Nuk ju lë Belinda Balluku, ajo e komandon këtë Parlament? Më lë të të dyshoj”, tha Shehaj.
Nga ana e tij Peleshi i ‘tregoi vijën e kuqe’, dhe i bëri thirrje të respektojë rregullat.
“Ka edhe disa vija të kuqe. Kush jeni ju që shpallni kriminelin? Diskutojmë për procedurën, por ju nuk mund të përmendi asnjë. Sepse dilni jashtë kodit të rregullores, jashtë kësaj sallë mund të bëni çfarë të doni, Por brenda kësaj sallë jemi të dënuar të respektojmë njëri tjetrin…”,tha ai.