Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e sotme se partia që drejton do të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
“Nuk është propozimi ynë, por do ta mbështesim si të ishte kandidati ynë” u shpreh Shehaj.
Kreu i Mundësia theksoi se PD i preu në besë, duke shkelur mbi negociatat.
“U gëzuam qe PD pranoi propozimin tonë për kandidat përtej partive politike, por më pas e hodhi në erë procesin e negociatave. Dolën nga hiçi dhe thanë ky është kandidati. Na prenë në besë. Nuk respektuan negociatat.” u shpreh Shehaj, ndërsa theksoi se Mundësia nuk do të bëhet opozitë e opozitës.