Shehaj: PD më kontaktoi për koalicion 2 orë para mbylljes së afatit

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj pranoi se është kontaktuar nga Partia Demokratike për të hyrë së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai tha se oferta i erdhi dy orë para mbylljes së koalicioneve, por pavarësisht nga koha nuk do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.

“Duhet të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbylleshin koalicionet. Më thanë nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar. Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, por unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para” – tha Shehaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top