Shehaj pas kërcënimeve: Manja gënjeu dhe amnistoi të korruptuarit, jep dorëheqjen

Deputeti Agron Shehaj reagoi për kërcënimin që dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri në Kuvend, duke i thënë se “shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”.
(VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty

Deputeti Shehaj u shpreh se reagimi i Manjës me kërcënime erdhi sepse u përball me të vërtetën, se nga amnistia penale përfituan të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, përkundër deklaratave të Ulsi Manjës.

@agron.shehaj Ulsi Manja liroi të korruptuarit dhe gënjeu. Jep dorëheqjen! #partiamundësia #agronshehaj #mundësia ♬ original sound – Agron Shehaj

“Po pse reagoi Ministri Manja në atë mënyrë me kërcënime, sharje dhe ofendime?

Sepse thjesht i thashë të vërtetën në fytyrë. Tha që amnistia nuk do të nxirrte nga burgu dhe nga amnistia nuk do të përfitonin të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, dhe në fakt ndodhi komplet e kundërta.

Ministri Manja gënjeu dhe duhet të japë dorëheqjen” – u shpreh Shehaj në një video-mesazh në rrjetet sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top