Shehaj: Pandëshkueshmëria 35-vjeçare mbyllet vetëm me hetimin e Ramës

Agron Shehaj, kreu i Partisë “Mundësia” ka folur në lidhje me arrestimin e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta dy ditë më parë.

Agron Shehaj tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet me të korruptuara në Europë, duke shtuar se çdokush që ka abuzuar me pushtetin dhe thirret nga Prokuroria, duhet të shkojë dhe të japë sqarime.

Megjithatë për Shehajn, vetem hetimi ndaj kryeministrit mund të mbyllë kapitullin e pandëshkueshmërisë që vijon prej vitesh në vendin tonë.

“Nëse hetohen edhe ata që sot po abuzojnë me pushtetin, duke nisur nga Kryeministri, do të mund të flisnim për mbylljen e kapitullit 35-vjeçar të pandëshkueshmërisë. Janë me qindra Kryeministra që janë hetuar për korrupsion kudo në Perëndim. Rreziku që ne hasim në Shqipëri është që të mos ndodhë që të goditet vetëm opozita, dhe në anën tjetër, mazhorancës mos t’i ndodhë asgjë”, tha Shehaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

Për Shehajn, arrestimi i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është shumë domethënës. “Kemi qasjen se si nxirret para drejtësisë një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Në rastin e arrestimit të Çyrbes iu dha koha të dorëhiqej, u arrestua në një ambient privat, ndërsa në anën tjetër kemi ato pamjet e arrestimit të Ilir Metës”, tha Shehaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top