Shehaj: Nëse Gjykata Kushtetuese voton pro Ballukut, anëtarët do të dorëhiqen me turp

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka lëshuar një mesazh të fortë duke paralajmëruar se çdo vendim në favor të zyrtares së akuzuar do të përbëjë një akt kundër interesit kombëtar dhe kundër Perëndimit.

Shehaj deklaron se anëtarët që do të vendosin në favor të Ballukut dhe të korruptuarve do të dorëhiqen.

Postimi i Agron Shehaj:

Ata anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që do të vendosin në favor të Belinda Ballukut do të kryejnë një akt kundër interesit kombëtar dhe qartësisht anti-Perëndimor.
Pasoja do të jetë humbje e parikuperueshme e besueshmërisë dhe si rrjedhojë, dorëheqje e pashmangshme si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Çdo vendim i tyre në favor të të korruptuarve nuk do ta ndalë procesin e integrimit perëndimor dhe fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Përkundrazi, do t’i detyrojë anëtarët e saj të largohen me turp.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top