Shehaj-mazhorancës: Ambasadorët po ju poshtërojnë, frikë se do rrëmbeni kreun e SPAK

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar në Kuvend praninë e shtuar të ambasadorëve të shteteve të huaja në Shqipëri në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Shehajt, prania e madhe e ambasadorëve të huaj në këtë moment të rëndësishëm për drejtësinë është një poshtërim për mazhorancën socialiste, pasi sipas kreut të Mundësia, “kanë frikë se mos rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK”.

“Pavarësisht qëndrimeve qesharake është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës, është e qartë gjithashtu që ju keni vendosur ta rrëmbeni Avokatin e Popullit.

Kjo nuk është ndonjë çudi e maadhe dhe s’duhet të na habisë sepse tani që ne flasim këtu në këtë sallë në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK. Dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët se kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK-ut.

Imagjinoni, imagjinoni se çfarë poshtërimi që po ju bëjnë ambasadorët, që po i bëjnë kësaj maxhorance.

Ftoj kolegët opozitarë ta pranojnë se s’kemi cfarë ta bëjmë e kanë vendosur ta rrëmbejnë, janë lojëra të ulëta të vazhdojnë ta bëjnë” – u shpreh mes të tjerash Shehaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top