Shehaj: Kjo llogaritje çmonton mashtrimin e Ramës për rritjen e pensioneve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi para Kuvendit se pretendimi i Edi Ramës për rritjen e pensioneve 83% (ose gati dyfish) në 10 vite është mashtrim, sepse ato janë rritur vetëm 26%.

Sipas Shehajt, Rama nxorri shifrën 83% duke iu referuar pensioneve në euro, jo në lek. Por, sipas kryetarit të partisë Mundësia, nëse e mbajmë në lek përllogaritjen, siç derdhen pensionet, ato janë rritur vetëm 26% në 10 vite. Thënë ndryshe, rreth 3 mijë e 8 qind e 20 lekë të vjetra në vit.

“Kjo është një tallje! Një tallje e bërë haptas, përtë cilën nuk flet askush në fakt. Është e pafalshme që një kryeministër që është aty përtë rritur pensionet, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, del dhe mashtron thjesht me një hile duke i përllogaritur jo në lekë, por në euro.

Pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarishtjanë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit” – shtoi Shehaj.

Kryetari i partisë së re përmbylli deklaratën duke thënë se po të llogaritet edhe inflacioni, pra zhvleftësimi i fuqisë blerëse të lekut në këto 10 vite, pensionet jo vetëm që nuk janë rritur, por janë ulur.

“Praktikisht, po të llogarisim edhe inflacionin qënë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janë rritur por janë ulur. Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183 euro” – u shpreh Shehaj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top