Shehaj: Akuza të reja për Ballukun dhe protestues në shesh, Rama të japë dorëheqjen Lapsi.al 4 June 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas dy akuzave të reja të SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Shehaj tha se pas protestës së qytetarëve në Bulevard, mazhoranca ka marrë një tjetër goditje të rëndë, këtë herë nga drejtësia.

“Nuk mund të vazhdohet më kështu. Pas protestave, pas akuzave për korrupsion për njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt”, u shpreh Shehaj.

Shehaj tha se akuzat e reja ndaj Ballukut janë shumë të rënda, ndërsa kujtoi se ajo i shpëtoi arrestimit falë mbrojtjes së mazhorancës në Kuvend dhe, sipas tij, vijon të ushtrojë në hije detyrën e zv.kryeministres.

“Pas goditjes nga protesta e qytetarëve në Bulevard, ka ardhur një goditje e re për këtë mazhorancë. Dy akuza të reja për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila i shpëtoi arrestimit falë mbrojtjes në Kuvend dhe vazhdon të ushtrojë në hije detyrën e zv.kryeministres. Ka dy akuza shumë të rënda për korrupsion dhe i janë sekuestruar pasuritë. Tani çfarë do bëjë Edi Rama? Do thotë prapë që ‘jo, këto akuza janë të lehta’, siç tha me të parën, që kishte të bënte me tenderat, apo do ta dorëzojë Belinda Ballukun?”, tha Shehaj.

Ai shtoi se nëse kërkesa për arrestimin e Ballukut mbërrin sërish në Parlament, deputetët duhet të lejojnë drejtësinë të veprojë.

“Kjo është një akuzë shumë e rëndë për zv.kryeministren që Edi Rama mbrojti në Parlament. Tani ka ardhur momenti që sapo të vijë në Parlament kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut, ky Parlament ta lërë drejtësinë të veprojë”, deklaroi Shehaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top