Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane. Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit. Mirëpo tani në nivelin 8.5 për qind, është ende përtej synimit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind. Aktualisht, ne ndoshta jemi “në fazën më intensive të inflacionit”, ka thënë Lane.

“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta. Kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.

Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.

“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.

Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua./ REL

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top