Shtetet e Bashkuara duan që Gjermania të marrë komandën e forcave të NATO-s në Europë, njoftoi i dërguari i presidentit Donald Trump në Aleancën Veriatlatike, Matthew Whitaker.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ambasadori amerikan në NATO tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin se pret që Gjermania të tregojë gatishmëri për të marrë postin e Komandantit të Lartë të Forcave Aleate në Europë (SACEUR).
“Pres ditën kur Gjermania do t’i drejtohet SHBA-ve dhe të thotë se është gati të marrë komandën e SACEUR-it. Mendoj se jemi ende larg asaj dite, por mirëpres nisjen e këtyre diskutimeve”, u shpreh Whitaker.
Deklarata e tij befasoi panelistët, ndërsa përfaqësuesi i Gjermanisë në NATO dhe BE, Gjeneral Leitnant Wolfgang Wien, tha se Berlini është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi në Aleancë, por aktualisht e sheh pozicionin e SACEUR-it si rol i Shteteve të Bashkuara.
Posti i SACEUR është një nga dy komandat strategjike të NATO-s dhe drejton operacionet e Aleancës.