SHBA vë veton ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar edhe një herë miratimin e një rezolute ligjërisht të detyrueshme të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Robert Wood, zëvendësambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara, vuri sot veton ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit. Të gjithë anëtarët e tjerë të trupit prej 15 anëtarësh votuan pro.
Teksti u dorëzua nga të 10 anëtarët jo të përhershëm të organit më të fuqishëm të OKB-së. Pas javësh negociatash dhe ndryshimesh me kërkesë të SHBA-së, në fund pati ende mosmarrëveshje. SHBA, një aleate e vendosur i Izraelit, kishte kërkuar pa sukses që armëpushimi të lidhej me lirimin e pengjeve që ende mbahen nga militantët në territorin palestinez.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top