SHBA: Ukraina gati të pranojë kërkesën e armëpushimit

Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është “gati të ecë përpara” në kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të mbërrijnë në Arabinë Saudite për bisedimet e së martës me homologët e tyre ukrainas.

Ekipi ukrainas do të përfaqësohet nga shefi i zyrës së Zelensky, Andriy Yermak, këshilltari i sigurisë kombëtare i vendit si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes.

Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar kërkesat e tij për një armëpushim të shpejtë me Moskën, por pa ndonjë zotim të menjëhershëm për një garanci sigurie nga SHBA.

Dhjetë ditë më parë të dy u përplasën publikisht në Shtëpinë e Bardhë, me Trump që pretendoi se Zelensky nuk ishte gati për t’i dhënë fund luftimeve.

Zelensky ka qenë nën presionin e SHBA-së për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, ndërsa ai ka kërkuar garanci të forta sigurie për Kievin, duke theksuar se Putin ka shkelur marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top