SHBA-të pezullojnë dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar miratimin e vizave për thuajse të gjithë qytetarët që mbajnë pasaportë palestineze, raportoi të dielën gazeta The New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

Kufizimet e reja shkojnë përtej masave që kishte vendosur më herët administrata e presidentit Donald Trump ndaj vizitorëve nga Gaza. Sipas raportimit, kjo nismë do t’u pamundësojë palestinezëve udhëtimin drejt SHBA-ve për trajtime mjekësore, studime universitare apo qëllime biznesi.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dy javë më parë se kishte pezulluar të gjitha vizat e vizitorit për individët nga Gaza, ndërsa po zhvillon një “rishikim të plotë dhe të thelluar”. Ky vendim është dënuar nga organizatat pro-palestineze.
Të premten, në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, -të nisin gjithashtu të refuzojë dhe të revokojë vizat e përfaqësuesve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoritetit Palestinez (PA), konfirmoi Departamenti i Shtetit. Sipas një marrëveshjeje që ka SHBA si vend pritës i OKB-së në New York, nuk lejohet të ndalojë dhënien e vizave për zyrtarët që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Megjithatë, Departamenti i Shtetit theksoi se po e respekton marrëveshjen duke lejuar vetëm misionin palestinez të marrë pjesë në mbledhje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top