SHBA shtyn me 30 ditë sanksionet ndaj kompanisë kryesore të naftës në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi të enjten se Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë me 30 ditë vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë kryesore të naftës në Serbi, duke cituar një dokument të Thesarit Amerikan.

“Ne morëm 30 ditë shtesë për industrinë e naftës së Serbisë,” tha Vuçiç në një postim në Instagram, së bashku me një letër që përmbante detajet. “Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë.”

Administrata e Biden njoftoi në dhjetor se do të vendoste sanksione ndaj kompanisë serbe të naftës, Naftna Industrija Srbije (NIS), e cila është në shumicë e zotëruar nga Gazprom dhe Gazprom Neft të Rusisë.

Në janar, SHBA vendosi sanksionet më të mëdha ndaj sektorit të naftës ruse, sipas të cilave Gazprom Neft iu dha 45 ditë për t’u tërhequr nga pronësia e NIS. Serbia është kritikuar prej kohësh për lejimin e Gazprom Neft të mbajë një kuotë prej 50 për qind dhe Gazprom një 6.15 për qind shtesë në NIS, ndërsa qeveria serbe zotëron vetëm 29.8 për qind të kompanisë.

Të mërkurën, Gazprom Neft uli pjesëmarrjen e saj në NIS duke transferuar rreth 5 për qind të aksioneve te Gazprom, në përpjekje për të shmangur sanksionet që po afrohen.

NIS furnizon rreth 80 për qind të naftës bruto për Serbinë, duke e bërë vendin pothuajse tërësisht të varur nga Rusia.

Në këtë situatë, MOL Group i Hungarisë ka deklaruar se është gati të rrisë furnizimet e saj për Serbinë.

“Serbia mund të mbështetet gjithmonë te MOL Group; ne jemi gati të rrisim furnizimet sipas kapaciteteve tona. Madje mund të dyfishojmë sasinë e karburanteve të furnizuara për Serbinë,” tha javën e kaluar Csaba Zsótér, drejtor menaxhues i degës së karburanteve të MOL Group.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top