SHBA-Serbi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, “përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të mërkurën më 18 shtator, Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç do të mbajnë komente në ceremoninë zyrtare./ VOA

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top