E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy Van Horn ka vlerësuar diskutimet me përfaqësues të opozitës, ku shprehet se një opozitë e shëndetshme është pjesë e rëndësishme në demokraci.
Në deklaratën e postuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale, thuhet se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Më tej, Van Horn shprehet se SHBA i qëndron pozicionit të tyre të deklaruar më parë, se nuk nuk angazhohen me individë të përfshirë në korrupsion.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – thuhet në postimin e ambasadës.