SHBA kërkon parlament plotësisht funksional, PS pritet t’i pranojë opozitës dy komisione hetimore

Lindita Nikolla priti sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Ne njoftimin për media të ambasadës së SHBA flitet ndër të tjera edhe për rikthimin në normalitet të parlamentit.

Takimi vjen një ditë para mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës së mbështetur nga Sali Berisha.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Sic mëson Lapsi.al, mazhoranaca pritet t’i pranojë opozitës ngritjen e dy komisioneve hetimore në këmbim të zhbllokimit të jetës parlamentare dhe rikthimit në normalitet.

Fillimisht PD do të ketë nesër mbledhje grupi ku Gaz Bardhi do të marrë një lloj autorizimi prej deputetëve të tij dhe më pas në orën 13:30 përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top