SHBA kërkon ekstradim të sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë.

“Personat që janë larguar për në një shtet tjetër duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara. Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog”, tha ambasadori Wood.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top