SHBA-Izrael kundër Iranit/ Trump: Do të vazhdojnë operacionet luftarake

Lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Iran ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa përplasjet janë shtrirë edhe në Liban. Izraeli dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr në jug të Bejrut, ndërsa autoritetet izraelite urdhëruan evakuimin e mbi 50 zonave në Liban.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump deklaroi se operacionet kundër Iranit do të vijojnë deri në arritjen e objektivave, duke specifikuar se operacioni do të zgjasë “katër javë ose më pak”. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi tre ushtarakë të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë nga një sulm iranian. Irani ka deklaruar se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërthime janë raportuar edhe në Bahrein, Erbil dhe Jordani. Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm mes përshkallëzimit të konfliktit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top