SHBA i premton Izraelit mbështetje të “palëkundshme” kundër kërcënimeve nga Irani

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka premtuar Izraelit mbështetje të “palëkundshme” amerikane, pas druajtjeve të vazhdueshme se Teherani mund të hakmerret për një sulm nga i cili u vranë dy gjeneralë të lartë iranianë.

Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon ta kryejë një “sulm të madh”, pas një sulmi kundër konsullatës iraniane në Siri para 10 ditëve, për të cilin Teherani e fajëson Izraelin.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha Biden.

Të mërkurën, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se sulmi i Izraelit në Damask ishte i barasvlershëm me një sulm kundër vetë Iranit.“Kur ata e sulmuan zonën e konsullatës sonë, ishte sikur të na e sulmonin territorin tonë”, tha Ali Khamenei në një fjalim televiziv.

CBS News raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese.

Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.

Biden u zotua ta mbështesë Iranin duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën vonë, ku e priti kryeministrin japonez, Fuimo Kishida.

“Siç i thashë kryeministrit [të Izraelit Benjamin] Netanyahu, përkushtimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit kundër këtyre kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, është i palëkundshëm – më lejoni ta them prapë: i palëkundshëm”, tha Biden. /REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top