SHBA-ka ka hequr sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane, ndërsa administrata Trump kërkoi të ulte çmimet e gazit.
Ambasadori Mike Waltz, duke folur për CNN, e mbrojti këtë veprim, duke e përshkruar atë si “shumë të përkohshëm”.
Presidenti Donald Trump tha të premten se po shqyrtonte “pakësimin” e operacioneve ushtarake kundër Iranit, pas këtij lehtësimi të përkohshëm të sanksioneve mbi dërgesat iraniane të naftës për të ndaluar një krizë globale të furnizimit.
Trump tha në platformën e tij Truth Social se SHBA-të po “i afrohen shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa ne shqyrtojmë pakësimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme”.
Postimi i tij ishte treguesi më i fortë deri më tani se ai mund të jetë i përgatitur të përfundojë së shpejti armiqësitë që filluan më 28 shkurt.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në X menjëherë pas mesazhit të Trump: “Presidenti dhe Pentagoni parashikuan se do të duheshin afërsisht 4-6 javë për të arritur këtë mision”.
Mes shqetësimit në rritje për çmimet e naftës dhe mungesat globale të furnizimit, Thesari i SHBA-së tha se po hiqte përkohësisht sanksionet mbi naftën iraniane që ishte ngarkuar tashmë në anije. Autorizimi lejoi dorëzimin dhe shitjen e naftës bruto iraniane dhe produkteve të tjera të naftës të ngarkuara në anije para 20 marsit dhe do të zgjaste deri më 19 prill, tha ai.