SHBA dhe Izraeli dalin kundër vendimit të Francës për të njohur shtetin palestinez

Ditën e djeshme Franca deklaroi se do të njohë shtetin palestinez. Kjo deklaratë është mirëpritur nga zyrtarë palestinezë. E kundërta ka ndodhur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se ky qëndrim është një shpërblim “për terrorin”. Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio po ashtu ka mbajtur një qëndrim kundër duke e cilësuar një “veprim të pamatur”.

Ndërkohë situata në Gaza është alarmante për shkak të krizës humanitare, një në pesë fëmijë në Gaza raportohet se janë të kequshqyer dhe si pasojë ka edhe humbje jete.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma të arrijnë njerëzit në territor, duke paralajmëruar për uri masive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top