SHBA dhe BE nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve në Gjeorgji

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe kryediplomati i BE’së Borrell kanë bërë thirrje për hetim të zgjedhjeve parlamentare gjeorgjiane të 26 tetorit shkaku i raportimeve për parregullsi të shumta.

Partia “Endrra Gjeorgjiane” e afërt me Kremlinit ka fituar thuajse 54% të votave në këto zgjedhje por vëzhguesit ndërkombëtar kanë deklaruar se rezultatet nuk janë të ndershme dhe zgjedhjet nuk ishin të lira,

Opozita pro BE’së kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe presidentja Salome Zourabichvili tha në 27 tetor se ajo nuk do ti njeh ato dhe bëri thirrje për protesta masive, raporton Reuters.

Pas shpalljes së rezultateve, opozita gjeorgjiane refuzoi ti njoh ato dhe tha se zgjedhjet janë vjedhur duke drejtuar gishtin tek monitoruesit elektoral të cilët raportuan shkelje të ndryshme përfshirë, mbushjen e kutive të votave si dhe intimidimin e votuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top