Sharje e tone të larta mes teknikut Sarri e lojtarëve të Lazios: tension i lartë në dhomën e zhveshjes

Në konfrontimin ballë për ballë me skuadrën, Maurizio Sarri zbuloi një koncept sa të thjeshtë aq edhe të ashpër, të cilin ja përplasi në fytyrë lojtarëve të Lazios. “Nëse vërtet nuk mund të më duroni më dhe nuk më doni, atëherë kini guximin (ndoshta duke përdorur një gjuhë më pak të rafinuar… ) t’i kërkoni presidentit të më dëbojë”.

Me pak fjalë, ai kurrë nuk do të japë dorëheqjen. Sarri ka edhe një vit nga kontrata e tij (deri në 2025) me një pagë neto prej 3.5 milionë dhe nuk do të heqë dorë nga kjo vetëm për shkak se ka trazira brenda grupit që vitin e kaluar e çoi në vendin e dytë, pas Napolit yjor të Luciano Spallettit. E presidenti, Lotito, nuk ka ndërmend të ndikohet dhe të bëjë ndryshime. Të paktën tani për tani.

ÇFARË E KA RËNDUAR SITUATËN?
Humbja e rëndë në Bergamo ndaj Atalantës, ku ndeshja praktikisht përfundoi në pjesën e parë. Nevoja për të shpenguar menjëherë veten kundër Cagliari dhe për t’i dhënë kuptim një renditjeje që i sheh aktualisht bardhekaltërve në vendin e 9. Lazio është -4 nga Roma e vendit të 5 dhe -5 nga zona e Champions League, përveç se duhet të luajë 1/8 e Champions me Bayern Munich.

Në mes është pakënaqësia që shoqëron një vit të sikletshëm, pa vazhdimësi (nisi keq dhe më pas u rregullua në Serie A, për të përfunduar sërish jashtë rruge), e karakterizuar nga problemet që shfaqen brenda dhe jashtë fushës. Sipas të gjitha gjasave, as vetë Sarri nuk e di se ku të fillojë të korrigjojë atë që ngjan me një cikël jete që duket i shteruar.

Në fakt është luajtur edhe lëvizja e sharjeve dhe fjalëve të ashpra pas humbjes ndaj Inter në Superkupën e Italisë, për shkak të përmasave të humbjes (3-0) dhe shifrës vërtet çarmatosëse të zero goditjeve në portë. I torturuar nga ajo që kishte parë, Sarri shprehu ndjenjat e tij kështu: “Mund të pranohet të humbasësh kundër një ekipi të fortë si Inter, por jo në atë mënyrë”.

A I KA LOJTARËT ME VETE?
E në këtë situatë, është vetëm një pyetje që vjen natyrshëm. E ndoshta ai tashmë e ka përgjigjen: sa e ndjekin akoma? Duke gjykuar nga zërat që filtrojnë (për këtë flet Corriere dello Sport), një pjesë e mirë e lojtarëve janë lodhur si nga afrimi, si nga moduli ashtu dhe nga të ndjerit vazhdimisht në shënjestër, me shpatulla pas murit për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

 

Pas Bergamos, Sarri përdori termin “cilindratë” për të shpjeguar potencialin aktual që po shpreh ekipi i tij. “Nuk po i referohem vetëm atij fizik, por edhe atij teknik, mendor, i cili është po aq i rëndësishëm sa të tjerët nëse jo më shumë. Neve na ka munguar ndonjëherë një nga këto tre aspekte. Ka skuadra që kur lëvizin, e bëjnë më pak se ne, por janë më efikasë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top