Shansi i fundit për Simone Inzaghi: Inter luan sezonin kundër Benfica

Shumë luhatje e pasiguri, sidomos në pjesën vendimtare të sezonit. Madje eklipsojnë edhe gjërat e mira që Inter kishte bërë deri tani. E duke qenë se Champions League mbetet kompeticioni më i rëndësishëm europianë për klube, e kuptueshme që fatet e sezonit të luhen aty. Për zikaltrit e trajnerin e tyre Simone Inzaghi.

Inter luan gjithcka në sfidën e dyfishtë kundër Benfica, ndërsa edhe e ardhmja e Inzaghi mund të vendoset në çerekfinalet e Champions. Zikalterit po kalojnë një moment shumë të vështirë ne Serie A, teksa e shohin veten për momentin jashtë zonës Champions. E të martën në mbrëmje, zikaltrit luajnë aktin e parë në transfertën portugeze. Duke parë peshën që ka takimi, Inzaghi është i detyruar të bëjë disa zgjedhje. Tekniku i Inter duke parë mungesat dhe formën jo të mirë të disa lojtarëve është gati të surprizojë.

Në fakt, Calhanoglu dhe Milan Skriniar janë dy mungesat e mëdha. Me shumë mundësi, vendin e turkut pritet ta marrë Brozovic, pavaresisht se kroati nuk është në formën e tij ideale. Sipas Gazzetta dello Sport shanset që në fushë të rishihet Asllani, si në kampionat, janë shumë të ulëta. Inzaghi kërkon siguri dhe vështirë se mund t’i besojë mesfushorit shqiptar, pavarësisht se për momentin Asllani është më në formë se Brozo.

 

Barella dhe Mkhitaryan do të kompletojnë treshen e qendrës në mesin e fushës. Në krahë, rikthehet në formacion Dimarco në vend të Gosens. Për Romelu Lukaku duket se projektohet një tjetër pankinë. Belgu vijon të gabojë në mënyrë të pabesueshme, kështu që sulmi do formohet nga Martinez dhe Dzeko. Inter ka nevojë për një arritje në Champions e do të mundohet ta marrë me cdo kusht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top