Shakaja e Ramës për Putin dhe Prigozhin, media italiane: Makabre, të ftuarit u vunë në siklet

Media italiane “il Post” ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Forumin Strategjik të Bled-it. Në artikull shkruhet se Rama bëri një shaka makabër për vrasjen e Prigozhin.

“Rama tregoi një shaka disi makabre për vrasjen e Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner i cili vdiq në rrëzimin e avionit të tij privat javën e kaluar në Rusi’- shkruhet në artikullin e medias italiane, ku më pas citohet fjala e Ramës.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar që në Rusi janë duke u zhvilluar negociata për unifikimin e zonave kohore, sepse tani ka një diferencë prej nëntë orësh midis një pjese të vendit dhe një tjetër. Zoti President, ne kemi një problem. E dërgova familjen me pushime dhe i thirra për t’i thënë natën e mirë, por tashmë është mëngjes në shtëpinë e tyre dhe ata ishin në plazh. I telefonova Olaf Scholz-it për ta uruar për ditëlindjen e tij, por ata thanë se është nesër. Telefonova Xi Jinping për t’i uruar Vitin e Ri, por ata më thanë se është ende viti i vjetër”.

Dhe Putini thotë: “Po, edhe mua më ka ndodhur: thirra familjen e Prigozhinit për t’i shprehur ngushëllimet, por avioni nuk ishte nisur ende”.
Sipas medias italiane, në sallë pati të qeshura, por midis të ftuarve kishte edhe disa sekonda sikleti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top