Sevilla uron ish-lojtarin e tyre për triumfin në Conference: replika e Betis, epike

Sevilla ka uruar në rrjetet sociale ish-lojtarin Enzo Maresca për fitoren në Conference League me Chelsea, por qëllimi i këtij mesazhi ishte tjetër: ka të bëjë me Betis. Një mesazh që menjëherë shkaktoi diskutime në Spanjë, pasi u pa si një thumbim i qartë ndaj rivalëve të qytetit, të cilët humbën finalen ndaj klubit anglez.

“Urime për të dashurin tonë Enzo Maresca për titullin e tij të parë europian si trajner”, ishte mesazhi i publikuar në profilin zyrtar të klubit andaluzian në X (ish-Twitter) menjëherë pas fishkëllimës së fundit në finalen e zhvilluar në Breslavia. Enzo Maresca ka luajtur për Sevilla nga sezoni 2005-2006 deri në 2008-09 dhe ka lënë një kujtim të bukur në “Sánchez Pizjuán”, si dygolëshi i tij në finalen e parë të UEFA-s.

Shumë tifozë nuk panë asgjë të keqe në këtë dalje komunikimi nga Sevilla, ndërsa të tjerë kuptuan menjëherë se synimi ishte të thumbonin rivalët e qytetit. Sevilla dhe Betis kanë përjetuar një sezon shumë të ndryshëm: Nervion u shpëtua nga rënia vetëm për një pikë, ndërsa Verdiblancos e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë dhe arritën deri në fund të Conference League.

Betis, reagim me stil: “Urojmë Sevilla që mbeti në Primera”
Në emisionin e njohur sportiv spanjoll Partidazo de Cope, presidenti i Betis, Ángel Haro, foli për këtë situatë dhe për zgjedhjen komunikative të Sevilla: “Nuk e kam parë, por për momentin ata janë të përfshirë në një luftë tjetër që nuk më intereson. Ne jemi të përqendruar te rritja dhe të bëjmë mirë sezonin tjetër, ndërsa ata janë të angazhuar në një luftë shumë ndryshe nga e jona”.

Kur u pyet nëse “do ta kishte bërë Betis një gjë të tillë?”, Haro u përgjigj prerazi: “Po të varej nga unë, jo. Por, nuk e di, nëse është dikush në klub që do ta bënte, nuk do të më pëlqente. Gjithsesi, siç thashë, nuk e kam parë dhe nuk e di saktësisht çfarë kanë publikuar. Është një tweet nga llogaria zyrtare e klubit?”. Numri një i Betis kërkoi konfirmim nëse bëhej fjalë për llogarinë zyrtare të Sevilla FC dhe më pas shtoi: “Atëherë edhe unë uroj Sevilla që këtë vit mbeti në Primera Division”.

Adrián replikon me Sevilla
Portieri i Betisit, Adrián San Miguel, foli pas humbjes ndaj Chelseat në finalen e Conference League dhe iu përgjigj tweet-it të Sevillës që uronte Enzo Marescën: “Nuk do të komentoj asgjë. Sevilja nuk ishte pjesë e këtij kompeticioni, ndaj nuk ka arsye të urojë askënd”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top