Sërish seancë gjyqësore sot ndaj Hashim Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon gjykimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sot pritet të vazhdojë dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, i cili është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.

Sakaq, dje dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.

Idrizi në fund të dëshmisë është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top