Sërish nuk lejohet të takojë Veliajn/ Avokati Plarent Ndreca paralajmëron kallëzim penal

Avokati Plarent Ndreca ka denoncuar për herë të dytë se nuk është lejuar të takohet me klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Fierit. Sipas Ndrecës, autoritetet e institucionit i kanë mohuar hyrjen me argumentin se nuk kishte personel të mjaftueshëm dhe se takimet nuk lejoheshin jashtë orarit zyrtar.

Avokati kundërshton këtë arsyetim dhe thotë se ligji u garanton mbrojtësve të drejtën për t’u takuar me klientët e tyre në çdo kohë. Ai iu referua nenit 51 të ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve. Ndreca tha se ka debatuar për rreth 20-30 minuta me punonjësit e burgut, por pa mundur të zhvillojë takimin me Veliajn.

Pas incidentit, ai paralajmëroi kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit për shpërdorim detyre ndaj personave përgjegjës në zinxhirin komandues të institucionit.

“Përcaktohet shumë qartë që avokati, ashtu si prokurori dhe gjyqtari, hyn në çdo kohë për t’u takuar me klientin e tij”, deklaroi Ndreca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top