PJESA E PARË
Për sfidën e fundit, Tudor vendos Nico Gonzalez në të djathtë dhe Conceiçao-Yildiz në mbështetje të Kolo Muanit. Në kërkim të një mrekullie, Di Francesco aktivizon Doumbia në mesfushë. Në sulm i beson çiftit Yeboah-Fila me Ellertsson mes linjave. Me Costan, Savonën dhe Kellyn përpara Di Gregorios. Juventusi nis shumë keq dhe pas vetëm dy minutash, Venezia kalon në avantazh me Filan. Një rrufe që ndezi menjëherë sfidën dhe i detyron bardhezinjtë të reagojnë.
Alberto Costa shënon një gol të bukur me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës. Por më parë lojtari e ndalon topin me dorë dhe Colombo e anulon me ndihmën e VAR-it. E guximshme dhe agresive në mesfushë, skuadra e Di Francesco ndërton, fiton topat e dytë dhe kërkon shpejt thellësinë. Nga ana tjetër, Juve ka vështirësi në ndërtim, është e ngadaltë dhe e pasaktë. Nga një anë Thuram ndal Yeboah, nga tjetra Conceiçao godet jashtë me të majtën. Schingtienne ndal Kolo Muanin dhe Yildiz përfiton nga një rivënie anësore dhe barazon me të majtën. Një gol që rikthen baraspeshën dhe zgjon bardhezinjtë.
Radu ndal Thuramin pas një kombinimi të bukur me Yildiz në hyrje të zones. Por më pas dorëzohet përballë një goditjeje të fuqishme të Kolo Muanit që përmbys rezultatin. Venezia reagon me Nicolussi Caviglia, një goditje që përfundon në shtyllë. Më pas një depërtim i Yeboah të ndalur nga Kelly dhe një goditje të gabuar të Doumbias. Në presion të vazhdueshëm, Venezia lufton në mesfushë, sulmon me shumë lojtarë dhe rrezikon barazimin me Yeboah. Juve mbyllet dhe kërkon kundërsulmet me Cambiaso dhe Conceiçao.
PJESA E DYTË
Në pjesën e dytë hyn Veiga në vend të Costas dhe Yildiz provon me një goditje të dobët. Venezia kërkon të ringjallet dhe përdor topa të gjatë për sulmuesit. Me Veigën të spostuar në qendër të mbrojtjes, Juve e përballon mirë presionin në fillim. Pas një kundërsulmi të Doumbias, Haps barazon përsëri duke befasuar mbrojtjen e Juves.
Një goditje e Yeboah prek rrjetën e jashtme, Yildiz nuk arrin të shënojë me të majtën dhe Nico Gonzalez gjuan lart nga jashtë zonës. Gytkjaer dhe Kike Perez hyjnë në vend të Filas dhe Hapsit. Di Gregorio bën një pritje vendimtare ndaj një goditjeje të fuqishme të Doumbias. Locatelli kthen avantazhin me penallti pas një faulli të Nicolussi Caviglias ndaj Conceiçaos.
Pas kësaj vijnë disa zëvendësime të tjera. Lëvizje që ndryshojnë pak ekuilibrat në fundin e ndeshjes. Venezia shtyn përpara, Juve mbyllet, përballon me vështirësi dhimbjet muskulore të disa lojtarëve. Zonja e Vjetër ruan tre pikët e arta që i japin Champions-in dhe e çojnë Venezian në Serie B.