Serie A, asnjë skuadër e pamundur pas 6 javëve të para: herën e fundit, titulli shkoi për Milan

Me humbjet e Inter dhe Lecce, përkatësisht ndaj Sassuolo dhe Juventus, pas 6 javësh kampionat nuk ka më asnjë skuadër të pamposhtur në Serie A. Hera e fundit ka ndodhur në sezonin 2010-2011, një precedent që i bën tifozët e Milan të buzëqeshin. Arsyeja? Në atë sezon ishin kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri që fituan titullin kundër kushërinjve të tyre të Inter. Trembëdhjetë vjet më vonë sfida përsëritet me zikaltrit dhe kuqezinjtë me pike të barabarta në krye të tabelës. Për të kuptuar nëse përfundimi do të jetë i njëjtë apo i ndryshëm, duhen pritur edhe disa muaj.

Nën drejtimin e teknikut Allegri, në vitin e tij të parë në pankinën e kuqezinjve, Milani fitoi titullin e 18 në historinë e tij, i pari pas 7 vitesh uri. Djalli fitoi duelin me Interin e Leonardos, i cili kishte pasuar Rafa Benitez gjatë sezonit, me dy javë para kohe. Gjithcka ndodhi falë barazimit 0-0 në Olimpico kundër Romës. Në fund të kampionatit, Milan kishte fituar 82 pikë, kundrejt 76 të Inter.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top