Seri tërmetesh në Itali, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Një seri tërmetesh u regjistruan në zonën e Napolit, në Fushat Flegraean. Goditja më i madhi u regjistrua në orën 20:10 dhe kishte një magnitudë 4.4 gradë, me një thellësi fokale tre kilometra. Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit. Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe planifikojnë të flenë në makina ose jashtë.

Sipas informacioneve, banorëve të ndërtesave të vjetra iu kërkua që për masë paraprake të largoheshin prej tyre. Lëkundjet e orëve të fundit janë ndjerë në të gjitha zonat e Napolit. Në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar apo dëme të rënda materiale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top