Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: “E kisha detyrim ndaj babait tim e ndaj Antonio Puerta”

“Jam i emocionuar. Është një ditë e veçantë, të kthhesh në shtëpi është gjithmonë e tillë. Tani duhet të bëjmë testet mjekësore. Unë kam pritur prej disa muajsh, por jam i lumtur që do të kthehem dhe do t’i bashkohem skuadrës sa më shpejt. Do të kemi kohë për prezantimin, duke dashur të kthehesha në shtëpi nuk kishte kuptim të shkoja diku tjetër pa u ndalur këtu. Ishte një borxh që ia kisha babait tim, gjyshit tim, ‘sevilizmit’ dheAntionio Puerta”. Pasi mbërriti në Sevilje me një fluturim privat nga Madridi, Sergio Ramos zyrtarizoi kthimin në ekipin e tij të preferuar. Pikërisht aty ku filloi karrierën e tij në futbollin profesionist.

Te Sevilla ka luajtur edhe ish-shoku i tij, e mbi të gjitha miku i tij, Antonio Puerta. Ai humbi jetën në moshën 23-vjeçare, në vitin 2007, në spitalin ku u shtrua. Puerta pasi pësoi një arrest kardio-respirator gjatë ndeshjes mes Sevilla dhe Getafe. “Shumë gjëra kanë nënkuptuar shumë dhe mendoj se kishte ardhur koha për t’u rikthyer – shtoi i emocionuar Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll ishte i lirë pas skadimit të kontratës së tij me PSG-në.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top