Serena Williams kritikohet nga fansat: Zhgënjyese

Fansat kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj ikonës së tenisit Serena Williams pasi ajo zbuloi se ka humbur mbi 13 kilogramë duke përdorur një ilaç për humbje peshe të llojit GLP-1.

Të enjten, kompania farmaceutike Ro, e specializuar në medikamente të kësaj kategorie, publikoi një video të përbashkët në Instagram me kampionen 43-vjeçare, ku ajo duket teksa injekton ilaçin që merret një herë në javë. Williams tha se trupi i saj “kishte nevojë” për këtë trajtim pas lindjes së dy fëmijëve.

Deklarata dhe bashkëpunimi i saj me kompaninë farmaceutike ndezën debat në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës u shprehën të zhgënjyer dhe të shqetësuar për mesazhin që ajo po përcjell, sidomos si një figurë sportive dhe influencuese.

“Si atlete dhe influencuese, është për të ardhur keq që po përforcon narrativën se duhet të marrësh ilaçe për të qenë e shëndetshme apo për të përmbushur një standard bukurie. Kjo video më trishtoi dhe zhgënjeu,” shkroi një ndjekës.

“Pas lindjes së fëmijëve, ky është ilaçi që trupi im kishte nevojë? Fantastike… tani mund të zhdukim gjithë përparimin që kemi bërë për t’i treguar grave se është në rregull të marrin kohën e tyre për t’u rikuperuar,” komentoi një tjetër.

Të tjerë komentues e quajtën këtë veprim të rrezikshëm, duke thënë se po dërgon një “mesazh të gabuar për shoqërinë”, sidomos për të rejat dhe vajzat që e shohin Serena Williams si model frymëzimi.

Në një intervistë për revistën People, Serena tha se ndihet shumë mirë fizikisht dhe mendërisht.

Ajo shpjegoi se vështirësitë me peshën nisën pas lindjes së vajzës së saj të parë, Alexis Olympia, në vitin 2017.

“Nuk mund të arrija kurrë peshën që më duhej, sado që punoja dhe ushqehesha shëndetshëm. Ishte çmenduri. Nuk kisha qenë kurrë më parë në një situatë të tillë,” tha ajo.

Pas lindjes së vajzës së dytë, Adira, në gusht 2023, ajo vendosi të kërkojë më shumë informacion mbi ilaçin dhe pas gjashtë muajsh e nisi trajtimin me injeksionet javore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top