Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi do të dorëzojë një amendament të një rezolute që duhet të miratohet nga Këshilli i Evropës, e që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Ata thonë se po mbrojnë integritetin e Moldavisë, Gjeorgjisë… Ne kemi shtuar një amendament për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiç për Televizionin Happy të Serbisë.

Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet gjatë këtij muaji në Islandë. Vuçiç tha se nuk do ta ndjekë atë, nëse amendamenti nuk pranohet. Serbia, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo e konsideron atë pjesë të territorit të saj.
Vuçiç tha se Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën e saj evropiane pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se në marrëdhëniet dypalëshe do të punojë më ngushtë me vendet që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.

Me këtë vendim kanë nisur zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës. Aplikimi i vendit është dorëzuar në maj të vitit 2022.

Serbia përpiqet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo ndodh edhe pse me disa marrëveshje të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ky vend është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë./ REL

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top