Serbia humb tre lojtarë kryesorë para ndeshjes kyçe me Shqipërinë

Serbia është futur në panik përpara ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Misioni për të parakaluar kuqezinjtë në renditjen e grupit K, për eliminatoret e Botërorit, bëhet gjithmonë e më i vështirë.

Përveçse trajneri Dragan Stojkoviç i ka të sigurta dy mungesa prej kartonëve si Milenkoviç dhe Lukiç, ka edhe një tjetër lajm negativ. Kosta Nedjelkoviç rrezikon që të mos grumbullohet për sfidën e 11 tetorit për shkak të një problemi fizik.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Leipzih, dhe në këtë mënyrë shkon në tre numri i titullarëve që mungojnë.

Mediat serbe raportojnë se trajneri është duke menduar të afrojë lojtarë të rinj për duelin me kuqezinjtë, si Aleksandër Stankoviç, i biri i Dejan Stankoviçit, dhe Andrej Iliç.

Sfida vendimtare, që me shumë mundësi do të vendosë vendin e dytë në grup, do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top