Serbia gjithnjë ka qenë një skuadër e të gjithë respektit dhe natyrisht nuk e ka humbur statusin e saj edhe përpara ndeshjes në Tiranë, thelbësore për njerëzit e Dragan Stojkovic aq sa edhe për kuqezinjtë e Sylvinho. Tekniku serb, sidoqoftë, disa probleme i ka si mungesa e Milinkovic-Savic një prej lojtarë më me kualitet që kanë serbët, apo cështja Svilar që e ka lënë teknikun në dorë të portierit, që ka marrë kohë duke pritur Belgjikën, në kohën kur i është dëmtuar titullari Rajkovic.
Ndoshta kuadrati do ti besohet tani Petrovic, por portieri i Strasburg nuk është i pakapshëm me 38 gola të pësuar në 31 ndeshje, me vetëm 10 me rrjetën të paprekur. Prapavija megjithatë ka lojtarë kyc dhe të vëshirë për tu kaluar: mbi të gjithë Pavlovic i Milan dhe Milenkovic i Nottingham Forest, i kërkuar nga shumë klube para se të kalonte në Premier League nga Fiorentina.
Mesfushorët e Serbisë janë të fortë, fizikisht do të jetë një sprovë për Asllanin e të tjerët, të dominojnë mbi Saša Lukiç të Fulham, Nemanja Gudelj të Sevilla apo Lazar Samardžiç të Atalantas, por nuk është se Strakosha duhet të shqetësohet shumë për ta, duke qenë se raportin me golin nuk e kanë pikën e tyre të fortë. Ai që mund të hapë probleme është Aleksandar Katai. Fantazisti i Crvena Zvezda ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje në kampionat, 19 në të gjitha kompeticionet, duke i shtuar edhe 10 asist.
Sulmi pastaj është një problem më vete. Ndoshta emrat më të rëndësishëm për tifozët janë ata të Vlahovic e Jovic, por sulmuesi i Juventus ka kaluar një sezon për tu harruar me 10 gola e 4 asist, ndërsa ai i Milan ka shumë më pak minuta, 553, në të cilat ka shënuar 2 gola në 15 ndeshje, por me një rritje forme së fundmi. Njeriu më i frikshëm nën urdhërat e Stojkovic është Aleksandar Mitroviç. Sulmuesi i Al Hilal ka shënuar 19 gola në 23 ndeshje dhe e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në shkurt, që e mbajti 10 ndeshje jashtë fushës. Mitrovic është shënuesi kryesor i serbëve me 59 gola në 98 ndeshje dhe është ai lojtari që duhet mbajtur nën mbikqyrje nga Gjimshiti e të tjerët.