Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës. Lajmi është bë i ditur nga RTS.
“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez. Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe do të vijojë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb , të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës dhe Kosovës.
Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së Serbisë që urgjentisht të ju dërgojnë njoftim të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.