Senatorët amerikan thirrje bipartiake Hungarisë që të mos vonoj anëtarësimin e Suedisë në NATO

Një grup bipartiak i ligjvënësve amerikan i kanë bërë kërkesë të menjëhershme Hungarisë që të ratifikoj aplikimin e Suedisë për të hyrë në NATO duke thënë se durimi ndaj vendit të Evropës qendrore është duke u humbur, transmeton Gazeta Metro.

Hungaria është i vetmi vend nga gjithsej 31 anëtarët e NATO’së e cilat nuk ka mbështetur aplikimin e Suedisë dhe frustrimi është shtuar ndaj Hungarisë e cila tashmë 1 vjet ka kthyer pas një votim eventual për ratifikim.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten, senatorët Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis i kanë bërë thirrje Viktor Orban që ta aprovoj avansimin e protokolleve të Suedisë pa vonesa dhe shtuan se shtyerja e këtij procesi do ta dëmtonte Budapestin zyrtar dhe marrëdhëniet e saj me aleatët, raporton The Associated Press.

Pavarësisht se kishte thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, Hungaria është vendi i fundit i mbetur që nuk ka ratifikuar kërkesën e Suedisë pasi që vendi tjetër bllokues Turqia, muajin e kaluar voto pro heqjes së pengesave për vendin nordik.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top