Semedo zbulon fjalët e Ronaldos: Ky ishte Botërori im i fundit

Mbrojtësi i Portugalisë, Nelson Semedo, ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo u ka komunikuar bashkëlojtarëve një vendim të rëndësishëm menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të kombëtares në Kupën e Botës 2026.

Pas disfatës 1:0 ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales, sulmuesi portugez mbajti një fjalim në zhveshtore, ku konfirmoi se ky ishte pjesëmarrja e tij e fundit në një Kampionat Botëror.

“Cristiano Ronaldo foli me skuadrën në fund dhe gjithçka që mund të bëjmë është ta falënderojmë. Ai konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit”, deklaroi ai.

Semedo e cilësoi Ronaldon si një figurë të jashtëzakonshme për futbollin portugez, duke vlerësuar ndikimin e tij ndër vite.

“Ai është një shtyllë për vendin, për Portugalinë dhe pas disa vitesh do të kem fatin t’u tregoj nipërve të mi se kam luajtur me të në kombëtare”, tha ai.

Futbollisti portugez foli edhe për zhgënjimin pas eliminimit nga turneu, duke theksuar se skuadra kishte synime shumë më të mëdha.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Donim ta kalonim këtë fazë dhe të shkonim sa më larg në këtë Kupë Bote. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm. Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë ashtu siç dëshiron dhe ne nuk arritëm ta tregonim cilësinë tonë në fushë”, përfundoi Semedo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top